- Advertisement -
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se ardhja e VV-së në pushtet ka qenë ndryshimi më katastrofal që i ka ndodhur Kosovës.
Ai ka vlerësuar se për shkak të këtij ndryshimi sot Kosova ka institucione tw uzurpuara.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se pushteti “krejt dhe drejt” po e shkelë Kushtetutën vazhdimisht.
“‘Krejt dhe drejt’ 2021 – 2026. Sot: institucionet qendrore të shtetit tonë janë në duart e deputetëve të VV-së. Nuk ka funksionim kushtetues të Kuvendit, të Qeverisë dhe të Presidencës së Republikës së Kosovës. Po shkelet Kushtetuta e Kosovës pa mëshirë. Pushtetarët e VV-së po e shkelin edhe në vijim, natyrisht. Ky është ndryshimi katastrofal që ka ndodhur në atdheun tonë të dashur”, ka shkruar ai.






