28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Halsey zbulon problemet shëndetësore: “Me fat që jam gjallë”

- Advertisement -

Këngëtarja Halsey ka tronditur njerëzit pasi ka zbuluar problemet shëndetësore nga të cilat vuan. Në Instagram, ajo la të nënkuptojë se është diagnostikuar me leuçemi dhe lupus.

Ndonëse nuk dha informacione për gjendjen e saj, këngëtarja u shpreh se “është me fat që është gjallë”. Halsey i bëri tag “Lupus Research Alliance” dhe “Leukaemia and Lymhoma Society” në postimin e saj dhe njerëzit i kuptuan sfidat shëndetësore të artistes.

Në një seri me foto dhe video të publikuara në rrjetet sociale, Halsey tha se ndihet si ‘një zonjë e vjetër’. “Për t’i rënë shkurt: Jam me fat që jam gjallë”, shkroi këngëtarja, duke njoftuar gjithashtu se do të sjellë një album të ri.

Artistja, emri i saj i vërtetë i së cilës është Ashley Nicolette Frangipane, ka folur edhe më parë për problemet me shëndetin e saj, duke u shprehur se gjithë jetën e saj ka qenë e sëmurë. Në vitin 2022 ajo zbuloi se shëndeti ishte përkeqësuar kur ishte shtatzënë me djalin e saj, Ender.

Menjëherë njerëzit shprehën mbështetjen ndaj saj, duke e inkurajuar që të qëndrojë pozitive dhe t’i përballojë edhe këto probleme. “Halsey, qëndro e fortë! Ne jemi me ty!”; “Po më vjen shumë keq, por e di që do t’ia dalësh”; “Jepi Halsey, përballoji të gjitha” ishin disa nga komentet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit