Kjo degë i ka bërë thirrje kryesisë qëndrore të zhvillojë një analizë të plotë të procesit zgjedhor.
Në reagimin e saj, Kryesia e Degës bën të ditur se në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë ka shqyrtuar situatën pas zgjedhjeve të qershorit, duke falënderuar strukturat dhe votuesit e LDK-së në Beneluks për angazhimin dhe mbështetjen.
“Shprehim përkrahjen tonë të plotë për strukturat e LDK-së, kryetarin Lumir Abdixhiku, Kryesinë e LDK-së, Këshillin e Përgjithshëm dhe Kuvendin e LDK-së”, thuhet në reagim.
Në fund të reagimit, Kryesia e Degës thotë se vetëm strukturat e LDK-së kanë mandatin dhe legjitimitetin për të udhëhequr proceset zgjedhore dhe vendimmarrëse të partisë.






