-1.4 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Haliti: Më mirë është me u marrë vesh Albini e Vuçiqi se sa me i fitu zgjedhjet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se Kosova dhe Serbia po insistojnë në Dialog, pasi sipas tij të dyja palët donë më shumë për vete, për shtetet e tyre por edhe elektoratin.

Haliti në studion e emisionit “Info-Nata” në Tëvë1, tha se nëse presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pranojnë marrëveshjen për Asociacionin, i humbin zgjedhjet në shtetet përkatëse.

Derisa Haliti shtoi se nëse mendohet a është më mirë që këta dy liderë t’i humbin zgjedhjet apo të merren vesh për shtetet e tyre, tha se mendon që është më mirë opsioni i dytë.

“Të dyja palët donë më shumë për veten dhe interesat e tyre, për elektoratin e tyre dhe donë me pas siguri në të qenin në pushtet sa më gjatë. Por kur e analizojmë interesin e përgjithshëm a është më me rëndësi me qenë Vuçiqi dhe Albini në pushtet a me u marrë vesh të dyja vendet, mendoj që është ë mirë të merren vesh të dyja shtetet mes vete. Edhe nëse i humbin zgjedhjet, në zgjedhjet ardhshme Vuçiqi dhe Albin Kurti, por mendoj që pak a shumë Albini mund t’i fitoj vetëm për nënshkrimin që e ka bërë tani dhe shtensionimin e situatës. Por me pranu statutin, nuk e di, mendoj që akoma është duke u diskutuar mes delegacioneve të Kosovë-Evropës bashkë me amerikanët, unë nuk jam i sigurt që ka arrit përfundimi i bisedimeve me këtë projekt”, tha Haliti.

Deputeti Haliti këto komente i bëri derisa tha se ka edhe 2-3 vërejtje tek drafti i statutit të Asociacionit i propozuar nga BE.

“Kam të njëjtin mendim me disa që kanë 2-3 vërejtje thelbësore. Rezoluta 1244, Arbitrazhi për çështje të caktuara janë të tëra të përmendura. Ne e kemi Rezolutën 1244 dhe është presioni i Serbëve, mos të them është kërkesë e rusëve që Vuçiqi të mos pranoj kurrgjë dhe të bazohet vetëm në rezolutën 1244. Projekti i cili është në funksion nga rusët dhe Vuçiqi qëllimin e kanë që të mos miratojnë kurrgjë, të thonë e kemi Rezolutën, kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare të zbatohen këto dhe kaq. Dhe nga ana tjetër është që këta janë përgatitur edhe me armatime për ta aneksuar veriun e Kosovës ose përmes aneksimit të stisur me shpallë autonominë e veriut dhe pastaj me detyru edhe bashkësinë ndërkombëtare edhe Kosovën me pranu”, deklaroi Haliti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit