28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Haliti për vrasjen e Liridonës: Dhembja e madhe është kur njeriu e vranë nënën e fëmijës së vet

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se vrasja e Liridona Ademjat është akt tepër i rëndë dhe i dënueshëm por shtoi dhembja e madhe është kur sheh njeriun i cili siç tha ai, ka mundur ta vras nënën e fëmijës së vet, raporton teve1.info

Haliti këto komente i bëri në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, derisa përmendi edhe Kanunin e Lekë Dukagjinit.

“Me Kanun gruaja ka qenë shpëtim për hakmarrësin, por në mentalitetin tonë gruaja ka vlerën e gjysmës së burrit. Me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Nëse kështu vazhdohet atëherë do të duhej si shoqëri të fillojmë të vetshërohemi në variantin e mirë përmes sistemeve sociale dhe angazhimit të gjithanshëm të shoqërisë duke e bërë një lloj edukimi për t’u shmangur nga këto gatishmëri për masakër. Tani unë nuk mund ta fajësoj policinë për ngjarjet e tilla sepse to janë të bëra në mes të një numri të vogël njerëzisht të cilët as Policia s’ka pas informata që mund të ndodh diçka. Por, ajo çka ka ndodhë është akt tepër i rëndë, i dënueshëm, ky rast nuk ka ndodh vetëm në Kosovë, ndodh edhe nëpër Evropë, por dhembja e madhe është kur të shohësh njeriun që ka mundur me vra nënën e fëmijëve të vet, është shumë e rëndë. Uroj të mos përsëritet më”, tha Haliti.

Megjithatë, deputeti Haliti tha se vrasje të grave kanë ndodhur shumë herë, vetëm se sipas tij janë fshehur.

“Historikisht ka ndodhë shumë herë kësi ngjarje dhe të paditura për opinionin. I kanë prezantu si vdekje në shtëpi, jo s’ka pas kontroll mjekësore, jo ashtu, por kjo është shumë e rëndë dhe shoqëria duhet të merret me këtë rast, të merret gjykata besoj që ka me ndriqu edhe detaje dhe besoj që opinioni ka me u infmormu sepse kam lexu që ka informata shtesë, ka mendime të ndryshme, opinione të ndryshe por ajo që është me rëndësi, pushteti i drejtësisë duhet ta jap fjalën e vet dhe opinioni duhet patjetër të informohet çka ka ndodh”, u shpreh Haliti.

Ndërsa, sa i përket lartësisë së dënimit, Haliti tha se Kosova si vend që synon Bashkimin Evropian, nuk ka as ligj për dënim me vdekje, por sipas tij ka dënim të përjetshëm.

Haliti në “Info-Nata” ka folur edhe për rastet tjera të fundit të grabitjeve dhe vrasjes së një grabitësi nga ana e Policisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit