28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kurti: Ministria për Komunitete dhe Kthim do të ketë rritjen e dytë më të madhe buxhetore në vitin 2023

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në kuadër të takimit me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka thënë se Kosova siguron respektim të të drejtave për komunitetet joshumicë.

Ai përmes një postimi në platformën X ka shkruar se Ministria për Komunitete dhe Kthim, do të jetë ministria e dytë me rritjen buxhetore më të lartë në vitin e ardhshëm.

“U takuam me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ua konfirmuam angazhimin e Kosovës, duke siguruar sundimin e ligjit dhe të drejta të fuqishme për komunitetet joshumicë. Duke e dëshmuar këtë, vitin e ardhshëm, ministria përgjegjëse për komunitetet joshumicë do të ketë rritjen e dytë më të madhe buxhetore nga çdo ministri”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit