16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Halimi: Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një kryeministër transparent

- Advertisement -

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar lidhur me vendimin e fundit për targa.

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook ajo ka shkruar se paqja dhe siguria duhet të jenë prioritet në këto rrethana politike në të cilën gjendet vendi ynë.

Sipas saj, sado e rëndësishme të jetë çështja e targave, është e pakrahasueshme me maturinë që duhet të tregoj qeveria karshi jo vetëm aleatëve tanë, por edhe frymën paqësore që duhet ta ruaj.

“Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një kryeministër që në radhë të parë është  transparent, dhe i informon ata se kah po shkon procesi i dialogut. Së dyti, kryeministri duhet të negocioj në emrin tonë, duke e pasur parasysh gjithë historinë tonë të dhimbshme në të cilën kemi kaluar si popull, nga ku i kemi krijuar aleancat strategjike që i kemi sot. Këto aleanca nuk janë të mirëqena, nuk janë të garantuara. Ato duhen ruajtur dhe mirëmbajtur, duke ndërtuar raporte bashkëpunimi me aleatët tanë, ShBA e BE”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Paqja dhe siguria duhet të jenë prioritet në këto rrethana politike në të cilën gjendet vendi ynë. Sado që në pamjen e parë duket e rëndësishme çështja e targave, është e pakrahasueshme me maturinë që duhet të tregoj qeveria karshi jo vetëm aleatëve tanë, por edhe frymën paqësore që duhet ta ruaj.

Gjuha e kujdesshme e përafruese, sjell normalitetin që na duhet aq shumë. Janë urtësia në udhëheqje, maturia në qëndrime dhe largpamësia në vendimmarrje, ato që e ruajnë dhe e zhvillojnë shtetin. Ndërsa ‘patriotizmi’ folklorik e virtual është dritëshkurtër, pasojat e së cilit mund të mos i ndjejmë sot, por më vonë.

Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një kryeministër që në radhë të parë është  transparent, dhe i informon ata se kah po shkon procesi i dialogut. Së dyti, kryeministri duhet të negocioj në emrin tonë, duke e pasur parasysh gjithë historinë tonë të dhimbshme në të cilën kemi kaluar si popull, nga ku i kemi krijuar aleancat strategjike që i kemi sot. Këto aleanca nuk janë të mirëqena, nuk janë të garantuara. Ato duhen ruajtur dhe mirëmbajtur, duke ndërtuar raporte bashkëpunimi me aleatët tanë, ShBA e BE.

Ndaj, në esencë, njohja reciproke, sovraniteti dhe ruajtja territoriale do ta krijonte domosdoshmërisht edhe implementimin e idesë së targave, është logjikë e kauzalitetit shkak – pasojë. Rrjedhimisht, do të duhej që targat të pezullohen, para se të fillonte takimi në Bruksel.

Duke u krijuar një situatë e tillë, kemi transformim të imazhit të politikës serbe në sytë e partnerëve ndërkombëtarë – nga agresor në viktimë e kjo kurrsesi nuk duhet të ndodhë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit