4.7 C
New York
Thursday, April 10, 2025

Buy now

Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh

- Advertisement -

Haki Abazi, i cili kandidoi në zgjedhjet e 9 shkurtit për deptuet me listën e AAK-së, pjesë e së cilës u bë para zgjedhjeve, ka reaguar pasi nuk arriti të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, pasi ka marrë vetëm 1607 vota kur janë numëruar 99.96 e votave nga KQZ.

Abazi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova aktualisht gjendet në një udhëkryq të madh.

“Këtu ku jemi sot, është një udhëkryq i madh e me shumë të panjohura dhe besa me shumë paqartësi për drejtimet që kontinenti ynë po merr. Për vendin tonë, për kombin tonë të vogël dhe ndër më të varfërit në botë, këto janë sfida të mëdha, edhe sikur të jemi bashkë dhe me një zë, do të ishte vështirë, e lere më që jemi pikë e pesë dhe me tendencë edhe për të mos qëndruar para fjalës së thënë e të dhënë para mijëra qytetarëve”, ka shkruar Abazi.

Postimi i tij i plotë:

Njerëz të dashur,

Procesi zgjedhor ka arritur një moment të finalizimit të numrimit të votave në kutitë e votimeve! Rezultatet janë ato që janë publikuar. Kushdo që ka konsideruar që ka vlerë të votohet për qëndrimet, integritetin, fjalën e dhënë dhe bindjet politike pa i shtrembëruar ato, e falënderoj përzemërsisht, secilën dhe secilin një nga një!
Gjithashtu uroj që Kuvendi i Republikës të kthehet në rolin dhe rëndësinë e të qenurit tempulli i demokracisë dhe fjalës me peshë dhe vendimeve që mbrojnë kushtetutën dhe sigurojnë zbatimin e ligjeve në interest të publikut dhe interesin e shtetit tonë!

Zgjedhjet ishin një demonstrim i një kulture të lartë demokratike të qytetarëve.

Unë falënderoj Z. Ramush Haradinaj dhe gjithë ekipin e AAK dhe veprimtarët në terren, për punën ekipore dhe atmosferën kolegiale e profesionale gjatë gjithë kohës. Ka qenë motivim i lartë që ka bërë të ketë energji poztive dhe fokusim maksimal e me shumë respekt ndaj secilit njeri,secilës grua dhe burrë që kemi shtrënguar duart dhe kemi ndarë momentet e bashkëbisedimit gjatë fushatës!

Administrimi i votës dhe mbrojtja e integritetit të votës dhe kolapsi në KQZ, kanë shënuar pikën më të ulët. Është për keqardhje që 25 vite pas luftës, për herë të parë ndodhë kjo gjë, krijon shijen e keqe dhe ngrit dyshimin për keqpërdorime dhe manipulime.

Varfëria që po mbretëron dhe po e shoqëron vendin dhe njeriun e shoqërisë tonë e bashkëdyzuar me varfërinë e mendimit kritik ka lejuar që vullneti qytetar dhe vota të orientohet dhe të merr drejtim që në disa apo shumë raste të kemi përfaqësim që nuk do të duhej të përfundonte me ulëse në Kuvend. Katër vite mandat janë shumë për të kuptuar se sa i dëmshëm është procesi që nuk ka zë të përfaqësuesit AQ më e rëndë kur vendi në Kuvend qoftë edhe një i vetëm është rezultat i “blerjes” së votës apo deformim i vullnetit qytetar.

Mungesa e debatit dhe ballafaqimit të ofertës për qytetarët e bën të mjegullt hapësirën dhe “ujku do mjegull”. Popullizmi dhe zhurma me fyerje e fjalë derrogative dhe denigruese e poshtëruese me qëllim të ikjes nga llogaridhënia dhe oferta konkrete, ka karakterizuar fushatën e partisë në pushtet. Kundërshtarët politikë nuk janë armiq në denikraci.

Kjo kulturë politike e deformuar dhe kjo gjuhë fyese është zgjatim i asaj çfarë ka ndodhur për katër vite qeverisje në çdo instancë insitucionale edhe në kuvend, por asesi nuk bindem që kjo është kultura e popullit tonë.
Ashtu siç ka dështuar KQZ kanë dështuar në çdo hallkë institucionale në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve, pasojat do të shihen nga ikja e njerëzve dhe dobësimi serioz i sektorit privat deri tek trajtimi i shtetit tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nuk ka pozicion më të vështirë se sa qëndrimi mes “kulllës dhe çekanit” në diplomaci!

Këtu ku jemi sot, është një udhëkryq i madh e me shumë të panjohura dhe besa me shumë paqartësi për drejtimet që kontinenti ynë po merr. Për vendin tonë, për kombin tonë të vogël dhe ndër më të varfërit në botë, këto janë sfida të mëdha, edhe sikur të jemi bashkë dhe me një zë, do të ishte vështirë, e lere më që jemi pikë e pesë dhe me tendencë edhe për të mos qëndruar para fjalës së thënë e të dhënë para mijëra qytetarëve.

Pashmangshëm kemi nevojë për një reflektim përtej hundës, përtej lloqit ku jemi futur dhe ku na kanë futur. Dalja në breg nuk bëhet me me ata që ndjejnë kënaqësinë e të qenurit në baltë dhe që fantazojnë për miqësinë e munguar dhe që varfërinë e konsiderojnë sakrificë për vendin.

Momenti është që të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale në lartësinë e interesit kombëtar! Ndryshe do të vazhdojmë të jemi të fundit në secilin proces por edhe me rrezikun që të përjetojmë atë që të parët tanë e kanë përjetuar dhe historia na ka mësuar!

Unë e dua vendin tim edhe kombin tim dhe dua ta shoh në dritën e suksesit dhe arritjeve, në mesin e shoqërive që respektin e kanë vlerë, debatin demokratik dhe dijen e kanë instrument mirëkuptimi, fyerjen nuk e bëjnë për asnjë çmim as edhe për kafshët!
Ju falëmnderit

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit