-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Hajdari i PDK-së: Mashtrimet janë streha e Kurtit

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Petrit Hajdari, ka reaguar në lidhje me komunikimin në mes të kryetares së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe kryekriminelit Milan Radoiçiq.

Ai ka thënë se në këtë komunikimin është zbuluar koordinimi i pushtetit me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së.

“Tani që qeveria u zbulua krejt e s’ka nga t’ia mbajë, po diskutohet edhe rritja potenciale e pensioneve të veteranëve për t’i hedhur hi syve publikut. Veteranët nuk duhet të mashtrohen dhe nuk do të mashtrohen. Përfitimi i tanipërtanishëm material nuk e mbulon dot turpin shumëvjeçar të kësaj qeverie ndaj veteranëve. Mashtrimet perfide janë streha e Kurtit, kur dështimet e marritë po e mbulojnë. Lojë! Lojë edhe me veteranët e UÇK-së”, ka shkruar Hajdari në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit