Haalandi eliminon Brazilin e Ancelottit

- Advertisement -

Kombëtarja e Brazilit i ka dhënë fund rrugëtimit në Kupën e Botës 2026.

Brazili, të dielën mbrëma është eliminuar nga Norvegjia në ndeshjen e luajtur në “MetLife Stadium” të New Jerseyt, në kuadër të 1/8 së finales.

Norvegjia triumfoi me rezultatin e ngushtë 2:1, ndërsa të dy golat në këtë përballje i shënoi sulmuesi Erling Haaland.

Tani, Haaland është në kuotën e shtatë golave në këtë Botëror, sa i kanë edhe Lionel Messi i Argjentinës dhe Kylian Mbappe i Francës.

Sulmuesi Haaland realizoi me kokë në minutën e 79-të pas harkimit të Andreas Schjelderup kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 90-të, sërish pas asistimit të Schjelderupit.

Ndeshja ishte e fortë dhe interesante, me të dyja kombëtaret që patën rastet e tyre por nuk arritën ti shfrytëzonin.

Norvegjia shënoi pak minuta pasi filloi ndeshja, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Në fakt, Brazili ka mundur ta zhbllokojë rezultatin në pjesën e parë, sikur Bruno Guimaraes të ishte i saktë nga penalltia në minutën e 14-të.

Megjithatë, Brazili golin e nderit e realizoi nga penalltia, të cilin e shënoi Neymar në minutën e 100-të.

Në çerekfinale, Norvegjia do të përballet me fituesin e ndeshjes Meksikë – Angli që zhvillohet në “Azteca Stadium”.

Të ngjashme

Të fundit