28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Haaland dhe Odegaard do të luajnë titullarë kundër Kosovës

- Advertisement -

Erling Haaland dhe Martin Odegaard do të luajnë nga fillimi në miqësoret që Norvegjia do të ketë me Kosovën dhe Danimarkën, në javën e ardhshme.

Këtë e ka konfirmuar trajneri norvegjez Stale Solbakken të shtunën, në një konferencë për media.

“Ata do të fillojnë të dyja ndeshjet. Do të mundohemi të bëjmë një ose dy hapa të tjerë, ata janë të rëndësishëm”, tha ai në konferencën e tij për shtyp.

Si Haaland ashtu edhe Odegaard kanë pasur sezone të ngarkuara me Manchester Cityn dhe Arsenalin respektivisht. I pari luajti në finalen e FA Cup fundjavën e kaluar.

“Jo të gjithë kanë ardhur, por gjatë ditës së nesërme të gjithë do të jenë këtu. Dy lojtarë do të mbërrijnë me aeroplan këtë mbrëmje”, tha Solbakken.

Norvegjia dhe Kosova do të përballen më datën 5 qershor në Oslo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit