Gvardiol me kontratë të re, firmos deri më 2031 me Cityn

- Advertisement -

Joshko Gvardiol ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare, një marrëveshje që do ta zgjasë qëndrimin e tij në Manchester City deri në verën e vitit 2031.

Prejse u transferua në “Etihad Stadium” nga RB Leipzigu në verën e vitit 2023, kroati Gvardiol është shndërruar në një nga mbrojtësit më të mirë të futbollit evropian.

Si një mbrojtës qendror me talent të jashtëzakonshëm, 24-vjeçari ka demonstruar gjithashtu talentin e tij të klasit botëror kur luante si mbrojtës i majtë.

Deri më tani, Gvardiol ka bërë 122 paraqitje për Cityn, duke shënuar 13 gola.

Gjatë kësaj kohe, Gvardiol ka ndihmuar Cityn të fitonte gjashtë trofe të mëdhenj, një koleksion trofesh që përfshin Premier League, FA Cup, League Cup, FIFA Club Cup, UEFA Super Cup dhe Community Shield.

Të ngjashme

Të fundit