19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Guvernatori në udhëtim jashtë vendit, shtyhet raportimi në Komisioni për Buxhet

- Advertisement -

Në mungesë të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, është shtyrë për një ditë tjetër raportimi i tij në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, raporton Ekonomia Online.

Në kërkesën e drejtuar nga BQK-ja, thuhet se guvernatori Ismaili do të qëndrojë nga data 15 deri më 17 nëntor në një takim me Bankën Qendrore Evropiane.

 

Rendi i ditës:
1.    Miratimi  i rendit të ditës;
2.    Votimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022;
3.    Votimi i Raportit vjetor i Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik për vitin 2022;
4.    Votimi i Raportit vjetor financiar i RadioTelevizionit të Kosovës për vitin 2022;
5.    Votimi i Raportit të shpenzimeve të RadioTelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2023;
6.    Votimi i Raportit vjetor financiar i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2022;
7.    Votimi i Raportit vjetor financiar i Autoritetit Kosovar të Konkurencës për vitin 2022;
8.    Votimi i Raportit vjetor financiar i Agjencisë  Kosovare të Privatizimit për vitin 2022;
9.    Formimi i grupeve të punës për shqyrtimin e projektligjeve;
10.    Shqyrtimi Raportit vjetor financiar i KOSTT për vitin 2022;
11.    Shqyrtimi i Raportit vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2022;
12.    Të ndryshme

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit