Pep Guardiola ka pranuar se vendimi i tij për ta lënë Kevin De Bruynen në bankën rezervë në disfatën me rezultat 3-1 ndaj Real Madridit nuk ishte për shkak të një lëndimi.
De Bruyne nuk u aktivizua fare në ‘Santiago Bernabeu’, atë natë kur Kylian Mbappe shënoi një het-trik për ta udhëhequr Madridin drejt një fitoreje me rezultat të përgjithshëm 6-3 ndaj ‘Qytetarëve’.
Mesfushori belg në ndërkohë kishte luajtur për 84 minuta në ndeshjen e parë, por Guardiola vendosi që kishte opsione më të mira për ndeshjen e kthimit.
“Është vendimi im. Natyrisht ai mund të luajë ende në ndeshje të mëdha, ai luajti ndaj Madridit në shtëpi, natyrisht që mund të luajë”.
“Marrëdhënia me Kevin De Bruyne është e jashtëzakonshme. Nuk mund të jem mjaftueshëm falënderues për atë që ka bërë ai për mua, për skuadrën, për të gjithë”. “Në kushte normale nuk flas me lojtarët, jo vetëm me Kevin, për arsyen pse nuk kanë luajtur. Ata nuk më pyesin pse kur unë vendos t’i lejojë të luajnë nga fillimi ose gjatë ndeshjes”.
“Është një vendim bazuar mbi atë çfarë kam parë për shumë arsye. Asnjëherë nuk është personale, asnjëherë nuk jam i zemëruar”.
“Por ndoshta për kërkesat, për mënyrën se si ne duhet të luajmë për shkak të mungesave. Ne kemi nevojë për një ndeshje me më shumë kontroll dhe jo me ngritje dhe rënie”, ka thënë Guardiola.
Komentet e Guardiolës për De Bruyne shtojnë edhe më shumë dyshime se ai do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Kontrata aktuale e De Bruynes skadon në muajin qershor të këtij viti dhe duket se palët nuk do ta zgjasin bashkëpunimin me njëri-tjetrin.