Shqiptarët pushtojnë “Ernst Happel”, pritet atmosferë fantastike në ndeshjen Austri – Kosovë

- Advertisement -

Shumë tifozë shqiptarë kanë mbushur shkallët e stadiumit “Ernst Happel” në Vjenë, pak para fillimit të përballjes mes Austrisë dhe Kosovës.

Tifozët e “Dardanëve” kanë udhëtuar nga vende të ndryshme për të qenë pranë Kombëtares së Kosovës në këtë sfidë të rëndësishme, shkruan Indeksonline

Në tribuna tashmë janë të dukshme flamujt kuqezi dhe ata të Kosovës, ndërsa atmosfera sa vjen e bëhet më e zjarrtë në prag të ndeshjes.

Austria dhe Kosova përballen nga ora 18:00 në “Ernst Happel”, në një ndeshje ku pritet atmosferë e jashtëzakonshme në tribunat e stadiumit

Të ngjashme

Të fundit