Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 29, Përparim Gruda është takuar me kryetarin e Kaçanikut, Besim Ilazi.
Pas këtij takimi, Gruda ka vizituar kullën-muze në fshatin Nikaj, ku janë ekspozuar foto dhe artefakte për heronjtë e kësaj komune.
“Në Kaçanik, me Kryetarin e Komunës, Besim Ilazi, dhe kandidatët për deputetë, Kosovare Murseli dhe Azem Guri. Pas takimit, bëra një vizitë të shkurtër në Kullën-Muze në fshatin Nikaj, ku janë ekspozuar foto dhe artefakte për heronjtë e kësaj komune. #MaMirë #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #PërparimGruda29”, ka shkruar Gruda në Facebook.