3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Gruaja e Rexhep Selimit: Lufta e çlirimtarëve s’mund të gjykohet nga akuzat e fabrikuara në Serbi – presim gjykim të drejt

- Advertisement -

Shqipe Selimi, gruaja e ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë si i akuzuar për krime lufte, ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të gjykohet nga akuzat e fabrikuara në Serbi.

“Këtij gjykimi si dihet fundi, kjo gjykatë po merret me dezinformim të popullit, nuk duhet kush janë dëshmitarët, çfarë kanë dëshmuar. Lufta jonë nuk mund të gjykohet nga akuzat e fabrikuara në Serbi”, tha Selimi në një intervistë për Euro News Albania.

“Rexha eshë shumë mirë me shëndet me gjithë shokët e vet dhe po mbahen të fortë. Ata janë krenar me luftën që kanë bërë në Kosovë. Për çdo gëzim të Kosovës gëzohen edhe ata”, shtoi.

Ajo ka thënë se nuk është e kënaqur me punën e Gjykatës Speciale, derisa ka shtuar se pret gjykim të drejt, derisa është shprehur e bindur në pafajësinë ish-krerëve të UÇK-së që po akuzohen për krime lufte.

“Kjo gjykatë uroj të ketë drejtësi në të dhe mos të gjykojë politikisht. Uroj që gjyqtarët të jetë të kujdesshëm për vendimet e tyre. Presim gjykim të drejt dhe në favor të çlirimtarëve tanë, uroj që vitin tjetër të jenë me ne”, potencoi Selimi.

Ndryshe, ish-deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi, ishte deklaruar i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që është konfirmuar ndaj tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Unë deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Selimi, gjatë paraqitjes së parë para Dhomave të Specializuara, ku ishte pyetur që të deklarohet nëse ndihet i pafajshëm apo fajtor për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

“Unë jam veç një çlirimtar që luftën për liri e kam nisur me komandantin legjendar Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me gjeneralin (Ëesley) Clark, me NATO-n”, pati theksuar Selimi.

Sipas aktakuzës, Selimi dyshohet për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit