28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ministria e Rozeta Hajdarit vazhdon t’i paguajë serbët pa dalur në punë, dëmi mbi 130 mijë euro në vit

- Advertisement -

Pavarësisht zotimeve se ky problem do të zgjidhet, punëtorët serbë po vazhdojnë të paguhen pa dalur në punë.

Kjo është konstatuar në Raportin e Auditimit për vitin 2023, ku thuhet se dëmi i buxhetit është mbi 130 mijë euro, raporton Nacionale.

“Neni 8 i Rregullores Nr.12/2020 për Orarin e Punës dhe Pushimet e Zyrtarëve, përcakton se “Gjatë orarit të punës të gjithë zyrtarët publik janë të obliguar të jenë në vendin e punës. Çdo zyrtar publik shënohet në librin e vijueshmërisë në punë ose në regjistrin elektronik”, thuhet në raportin e ZKA-së.

“Me vendimin nr.06/39 të datës 22.07.2026, ministria ishte e obliguar që t’i sistemojë 25 punonjës të komunitetit serb me qëllim të integrimit të tyre në sistemin e Republikës së Kosovës. Këta punonjës nuk kishin punuar asnjëherë në MTI që nga vitit 2016 kur edhe janë nënshkruar aktemërimet e tyre. Rrjedhimisht, sipas konfirmimimeve nga zyrtarët relevant, për të njëjtit nuk kishte dëshmi të vijueshmërisë në punë. Shpenzimi për vitin 2023 për këtë kategori ishte 133,636 euro”, bëhet e ditur më tutje në raportin e Auditorit.

“Kjo dukuri po vazhdon të jetë prezentë ndër vite edhe pse është raportuarn në vazhdimësi nga raportet tona të auditimit. Ministria ende nuk ka arritur të ndërmarrë masa konkrete në sistemimin, angazhimin dhe monitorimin e kësaj kategorie të të punësuarëve”, përfundon gjetja e ZKA-së.

Këta punëtorë në të kaluarën është theksuar se kanë qenë pjesëtar të “Mbrojtjes Civile” që ishte shpallur organizatë terroriste.

Rreth 200 punëtorë serbë nëpër ministritë e tij, i kushtojnë buxhetit rreth 1 milion euro në vit. Ata paguhen pa shkuar kurrë në punë.

Këtë nuk e thonë as mediat, as shoqëria civile, e as opozita. Këtë fakt e ka nxjerrë Zyra Kombëtare e Auditimit në raportet vjetore, transmeton Nacionale.

Në Ministrinë e Ekonomisë janë 18 punëtorë serbë që nuk dalin në punë e paguhen. Në Ministrinë e Kulturës 20 punëtorë, të Mjedisit 64 punëtorë, në Ministrinë e Brendshme 20 punëtorë, në Ministrinë e Arsimit 32 punëtorë (por që nga fillimi i vitit 2022 janë ndaluar pagesat), Ministria për Komunitete 20 punëtorë, dhe Ministria e Tregtisë 25 punëtorë.

Në total, në institucione të qeverisë punojnë 199 punëtorë serbë, që paguhen pa dalur kurrë në punë. Ata i kushtojnë buxhetit të Kosovës saktësisht 962 mijë e 646 euro.

Punësimi i këtyre zyrtarëve kishte qenë i përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit.

Që nga fundi i vitit 2016 e deri më sot, mbi 300 punëtorë serbë nga veriu i Kosovës vazhdojnë të marrin paga nga buxheti i Kosovës, por nuk janë të pranishëm në vendin e tyre të punës, në baza ditore. Ata ishin integruar në institucionet e Kosovës pas shpërbërjes së strukturave paralele serbe në katër komuna të veriut të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit