28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Real Madridi do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube 2025, sqarohet Ancelotti

- Advertisement -

Përmes një deklarate zyrtare klubi i Real Madridit ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube vitin e ardhshëm, ndërsa edhe Carlo Ancelotti këmbëngul se fjalët e tij janë keqinterpretuar.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, bëri bujë të hënën në mëngjes duke njoftuar se madrilenët nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube 2025 dhe se klubet e tjera gjithashtu do të tërhiqen.

Ancelotti lidhur me këtë çështje në X, shkroi se nuk është në interesin e tij që të mos fitoj tituj me Real Madridin.

“Në intervistën time me Il Giornale, fjalët e mia për Kupën e Botës FIFA për Klube nuk u interpretuan në mënyrën që kisha menduar. Nuk është në interesin tim të refuzoj mundësinë për të luajtur në një turne që unë e konsideroj një mundësi të shkëlqyer për të vazhduar luftën për tituj të mëdhenj me Real Madridin”, shkroi Ancelotti.

Derisa, sot klubi përmes një deklarate për media njoftoi se Real Madridi do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube

“Real Madrid C. F. dëshiron të njoftojë se në asnjë moment nuk ka pasur ndonjë pyetje në lidhje me pjesëmarrjen tonë në Kupën e re të Botës për Klube që do të organizohet nga FIFA në sezonin e ardhshëm 2024/2025. Klubi ynë do të marrë pjesë, siç ishte planifikuar, në këtë kompeticion zyrtar dhe ne jemi krenarë dhe të emocionuar që përfshihemi në të dhe do të frymëzojmë edhe një herë miliona tifozët tanë në të gjithë botën me një tjetër trofe”, thuhet në deklaratën e klubit

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit