Presidenti i zgjedhur i SHBA’së, Donald Trump, e ka emëruar Richard Grenellin emisar për misione të veçanta. Sipas Reuters Grenell do të drejtojë politika ndaj disa kundërshtarëve të SHBA’së, përfshirë edhe Korenë e Veriut.
“Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha Trump.
Reuters raporton se një burim i ekipit të Trump ka thënë se Grenell do të fokusohet edhe në tensionet në Ballkan.
Grenell shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani, si i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e Kosovë- Serbi dhe si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të Trumpit 2017-2021.