Gresa Krasniqi pas aktgjykimit: Vendimi na ka lënduar, por kurrë nuk do të na thyejë

- Advertisement -

Gresa Krasniqi, vajza e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj babait të saj dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Në një reagim në rrjete sociale, Krasniqi e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka shprehur bindjen e saj për pafajësinë e babait të saj, si dhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Në fund, Gresa Krasniqi ka theksuar se do të vazhdojë të besojë në pafajësinë e babait të saj dhe të ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

“Unë jetoj dhe do të vdes me bindjen time të plotë në pafajësinë dhe çiltërsinë e babait tim, Hashimit, Kadriut dhe Rexhës. Krenaria mbetet. E vërteta mbetet. Ne do ta vazhdojmë luftën për liri dhe drejtësi!”, ka shkruar Krasniqi

Të ngjashme

Të fundit