Grenell godet sërish Kurtin: E rrezikshme shitja e “Javelinëve” atij, ai nuk krahasohet me Thaçin

- Advertisement -

Ish i dërguari i SHBA-së për ndërmjetësimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme shitjen e armëve për Kurtin.

Ai tha se ekipi i Biden është tri vite me vonesë, rreth reagimeve ndaj veprimeve të një-anëshme të Kurtit.

Ai ka theksuar se Kurti nuk krahasohet me Hashim Thaçin, duke shtuar se shitja e Javelinëve Kurtit është shumë e rrezikshme.

“Ai është i pamatur dhe kërkon të fillojë një konflikt”, shtoi ai.

“Ekipi i Bidenit është tre vjet me vonesë në thirrjen e veprimeve të njëanshme të Albin Kurtit. Por më vjen mirë të shoh që ata më në fund e kuptuan. Të gjithë e dinë se ai nuk është Hashim Thaçi. Prandaj shitja e Javelinëve Kurtit është shumë e rrezikshme. Ai është i pamatur dhe kërkon të fillojë një konflikt”, ka theksuar Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1754992812498784421?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1754992812498784421%7Ctwgr%5E41b81a98841fb8e80b191e39fec5462710cf5738%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fdemokracia.com%2Fgrenell-godet-serish-kurtin-e-rrezikshme-shitja-e-javelineve-atij-ai-nuk-krahasohet-me-thacin%2F

Të ngjashme

Të fundit