11.2 C
New York
Wednesday, February 28, 2024

Buy now

Bislimi: Serbia dërgoi një kamion me dinarë një ditë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit

Serbia ka tentuar t’u fusë rreth 117 milionë dinarë në Kosovë në përcjelle të individëve që prezantohen me kredenciale të një kompanie inekzistente me pretendimin se paratë duhet t’i dërgojnë tek një entitet po ashtu inekzistent në Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, duke theksuar se krejt kjo është bërë me shpresёn se kёshtu do arrijnё tё manipulojnё e pastaj alarmojnё tё gjithё ata qё me tё drejtё angazhohen pёr sigurimin e vazhdimit tё mbёshtetjes pёr kategori tё caktuara brenda Kosovёs.

“Si pёrgjigje ndaj kёsaj, sot Banka ekuivalente e Serbisё (njё ditё para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit), ka dёrguar njё kamion me para (plot 117.000.000 dinarё) nё kufi, nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente, me pretendimin qё paratё duan t’i dёrgojnё tek njё entitet poashtu inekzistent nё Kosovё dhe pёr interes tё pёrfituesve, emrat e tё cilёve as i dijnё e as nuk i kanё. Paramendojeni njё paralele ku para inspektorit doganor, shfaqet njё kamion me mallra tё konsumit tё pёrditshёm, nga individё qё prezantohen nё emër tё kompanive inekzistuese, dhe pretendojnё qё mallin janё duke e dёrguar tek njё kompani, e cila poashtu nuk figuron askund nё regjistrat zyrtarё tё shtetit

Krejt kjo me shpresёn se kёshtu do arrijnё tё manipulojnё e pastaj alarmojnё tё gjithё ata qё me tё drejtё angazhohen pёr sigurimin e vazhdimit tё mbёshtetjes pёr kategori tё caktuara brenda Kosovёs. Kjo flet shumё pёr nivelin e pavarёsisё sё institucionit kryesor qё udhëheq me “politikёn monetare” tё Serbisё”, ka shkruar në Facebook Bislimi.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit