Sipas Pulsin Publik të UND-së, anketa e majit 2024, gratë e kanë renditur papunësinë si problemin numër një në vend, përpara varfërisë.
“Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë kanë treguar se gratë e kanë renditur papunësinë si çështjen më madhore kryesore (18%) dhe varfërinë (17.8%) si çështje madhore të dytë, krahasuar me burrat, të cilët varfërinë (15.3%) e kanë renditur si çështjen më madhore, ndërsa papunësinë (14.7%) si çështje madhore të dytë”, thuhet në publikimin e UNDP-së.
Në total, varfëria (16.6%), papunësia (16.3%) dhe çmimet për furnizimet thelbësore (12.7). %) janë identifikuar si tre problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova.
Kujtojmë se që nga marrja e pushtetit, kryeministri Kurti dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë kanë pretenduar se kanë krijuar mijëra vende pune. Megjithatë, Pulsi i fundit Publik për Kosovën përshkruan një realitet shumë më të zymtë. Sipas raportit vjetor të UNDP-së, të anketuarit theksojnë se varfëria dhe papunësia mbeten problemet më të mëdha të vendit.