Grajqevci: Sot e 100 vjet, Serbia nuk i hap arkivat

- Advertisement -

Kryetari i Këshillit të Familjarëve të të Zhdukurve, Ahmet Grajqevci tha se Serbia nuk është e gatshme t’i hapë arkivat që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai tha se hapja e arkivave nga Serbia mund të ndodhë vetëm përmes një presioni të madh ndërkombëtar.

“Është shumë interesant se Serbia kurrë njëherë e kam thënë dhe në shumë televizione të tjera po e them edhe në të sot 100 vjet Serbia nuk i hap arkivat, këta vetëm lodh pa një presion të madh të Bashkësisë Ndërkombëtare, Bashkimit Evopian dhe qarqeve të caktuar, kjo kurrë nuk do t’i hapë. Pse nuk do t’i hapë? Pse ai gradon kriminelët edhe plus nëse dikush e jep një informacion nga serb, vetë Ivica Daçiç thotë që do të dënohet me 30 vjet në burg, veç nëse i jap një informacion çka pret prej atij shteti, çka pret prej asaj udhëheqësi kurrë njëherë harroje!”, tha Grajqevci.

Ndër të tjera, Grajqevci tha se familjarët e të zhdukurve ndër vite kanë insistuar në zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre, ndërsa foli edhe për raste ku janë identifikuar persona të zhdukur dhe për procesin e njoftimit të familjeve.

Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë mbetet një prej temave të hapura për familjet e tyre, të cilat vazhdojnë të kërkojnë informacione për fatin dhe vendndodhjen e të afërmve të tyre.

Të ngjashme

Të fundit