0.6 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Grabovci: VV-ja i mori 51% aksidentalisht, 14 shkurti do të mbahet mend si datë e zhgënjimit

- Advertisement -

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Adem Grabovci ka ftuar kreun e ekzekutivit, Albin Kurtin për mobilizim politik ndaj procesit të dialogut dhe zgjidhjes finale me shtetin serb.

Grabovci në Prime Time tha se tani është koha që përball Serbisë të merren vendime të guximshme dhe drejta.

Teksa ka kritkuar qeverisjen aktuale, Grabovci tha se 14 shkurti kur edhe u mbajtën zgjedhjet e fundit paralmentare, do të mbahet mend si datë e zhgënjimit.

“Kishte qenë mirë me i bashkuar të gjithë. Është në të mirën e procesit, çuarjes në përfundim të misionit tonë, zgjidhjes së problemit me Serbinë. Dhe këtë zgjidhje, s’do ta bëj askush nëse ne nuk i kryejmë detyrat tona të shtëpisë. Mobilizimi është detyra e parë. Duhet të merren vendimet e drejta dhe të guximshme. Por, sjelljet e papërgjegjshme e të papjekura ia pamundësojnë opozitës që ta jep kontributin e saj në këtë drejtim. 51% i ka marrë aksidentalisht. Në historinë e Kosovës 14 shkurti do të njihet si një datë e zhgënjimit, një datë që kanë ardh në pushtet me mashtrim e manipulim. Pritshmëria ka qenë shumë e madhe. Rezultatet e kësaj Qeverie, janë nën zero”, tha Grabovci në Prime Time. /Gazeta10/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit