28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Goxha shqetësuese, duhet të ndalen”: Zeka i OEAK-së qorton qeverinë për deklarimet se “mund të ketë luftë”

- Advertisement -

Drejtuesi i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka e vlerëson për “goxha shqetësuese” diskursin e vazhdueshëm qeveritar për rrezikun e mundshëm të një lufteje me Serbinë, në rrafshin e krijimit të një perceptimi të këtillë te investitorët e huaj për Kosovën si një zonë konflikti të mundshëm.

Deklarime e këtilla “duhet të ndalen”, tha Rafuna, duke hedhur vështrimin te germëzimi shqetësues i situatës së sigurisë në vend edhe në vetë raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave që u botua sivjet.

Ndikon shumë, që deklarata të tilla të vijën nga drejtues më të lartë të institucioneve të vendit është goxha shqetësuese. Oda Amerikanë në njërën prej deklaratave të saj gjatë këtij viti ka kërkuar ndaljen e këtij diskursi të nxitjes së konflikti. Është po ashtu për fatkeqësi që në njërin prej raporteve të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, realisht tensionimi i mundshëm i një konflikti vdekjeprurës ndërmjet Kosovës edhe Serbisë renditet si njëri nderë konfliktet potenciale gjatë viti 2024”, ka thënë ai për “Ekonomia Online”.

“Ky raport edhe raportet e tjera të ngjashëm edhe deklarata e drejtuesve të vendit natyrisht që merren në konsideratë nga ana e investitorëve. Rrjedhimisht ne vijmë në një situatë të tillë kur lirshme mund të themi që të vetmet investime të huaja direkte të cilat i kemi në vend janë realisht nga pjesëtarët e diasporës së Kosovës”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit