Gorani: Raporti Kosovë-ShBA u krijua për shkak të intervenimit të madh politik amerikan

- Advertisement -

Opinionisti Dukagjin Gorani, ka deklaruar se raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë krijuar për shkak të intervenimit të madh politik të shtetit amerikan në vendin tonë.

“Raportet tona nuk janë raporte të natyrshme, as nuk janë raporte tradicionale, as nu janë raporte ideologjike. Ato raporte janë krijuar për shkak të intervenimit të madh politik, të udhëhequr nga bindja që vendet e ish-bllokut socialist meritojnë liri, demokraci e pavarësi”, u shpreh Gorani në Klan Kosova.

Pos tjerash, ai tha se populli i Kosovës e mendon se vendi është shtet që 2000 vjet, megjithatë sipas Goranit, shteti ynë varet nga një vend që i ka veç 250 vjet.

“Çka ne insistojmë për vete, edhe qysh ne shihemi gjithmonë janë dy-tri sende. Ne insistojmë që jemi shtet që dy mijë vjet, por jemi të varur nga një shtet që i ka 250 vjet. E ne në Ballkan me 250 vjet nuk ta bëjmë hesap as lidhjen familjare, lëre më shtetin”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit