Gold AG: Secili shqiptar e ndjen ardhjen dhe lirimin e çlirimtarëve nga Haga

- Advertisement -

Artisti i njohur, Gold Ag, në emisionin “Prive Summer” në Klan Kosova, ka folur për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, dhe për vendimin përfundimtar që pritet të merret më 16 shtator.

Sipas tij, çdo shqiptar e ndjen ardhjen e tyre në shtëpi, të lirë.

“Unë mendoj që secili shqiptar, që i thotë vetes shqiptar, e ndjen ardhjen dhe lirimin e tyre. Edhe pse ndonjëherë munet me na shku pak mendja për asi… tu e ditë se kush osht t’u i gjyku, historikisht qysh kemi pasë… qoftë prej Evropës.. kemi pas shkelje të ndryshme, nëpër konferenca të ndryshme, kaniher kjo po më shtin mu tutë, por kur pe di se kush është atje, po e di që ata s’tuten sa tutemi na. Sepse ata, tutën më të madhe e kanë pasë në të ‘90-tat, kur kanë filluar përgatitjet e tyre, kur na vetë s’kemi besu se çka është t’u ndodhë”, deklaroi reperi shqiptar.

Ndër të tjera, ai tha se katër ish-krerët e UÇK-së, për të nuk kanë dallime partiake.

“Unë shpresoj në lirimin e krejtve dhe i kam përkrahë që në ditën e parë kur i ka marrë kjo farë gjykate. Te këta nuk ka parti, që më shtin mu me mëndu ky kështu e ai ashtu”, u shpreh artisti nga Kosova Lindore, Gold Ag.

Të ngjashme

Të fundit