7.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Gjykata Evropiane e Drejtësisë thotë se kufizimet e FIFA-s për transferime janë të jashtëligjshme

- Advertisement -

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, ka thënë se kufizimet e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA-s, për transferimet e lojtarëve janë të jashtëligjshme.

Sipas kësaj gjykate, disa nga rregullat e vendosura nga FIFA, janë në kundërshtim me ligjin e BE-së, pasi sipas tyre, kufizojnë lirinë e lëvizjes dhe konkurrencës, shkruan Skynews.

Për vendimin, ka reaguar edhe FIFA të cilët e kanë minimizuar rëndësinë e vendimit, duke thënë se vendimi vë në pikëpyetje formulimin e dy paragrafëve brenda dy neneve të rregullave të përgjithshme që rregullojnë regjistrimet dhe transferimet e lojtarëve.

Po ashtu, për vendimin ka reaguar edhe Sindikata Botërore e Lojtarëve – FIFPRO, të cilët thanë se vendimi i kësaj gjykate “do ta ndryshojë peizazhin e futbollit profesionist”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit