7.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Gjuha e ashpër në rrjetet sociale, Prokshi: Kosovarët janë të preokupuar me persona që nuk i njohin

- Advertisement -

Sociologia Dhurata Prokshi, vlerëson se shoqëria shqiptare aktivizmin kolektiv e shpreh vetëm në platformat online dhe atë në mënyrën negative për tema e çështje të caktuara.

“Konteksti social në të cilin ne si shoqëri ndodhemi dhe fakti se ambienti shoqëror është i kontaminuar, na bëjnë që të jemi një shoqëri e cila pothuajse kohën e lirë nuk e ka fare në dispozicion dhe kushtet ekonomike bëjnë që ne të mos mundesi t’i ofrojmë vetës mundësi për të parë përtej vendit”.

Prokshi vlerësoi se kosovarët si shoqëri janë shumë të preokupuar me të tjerët e edhe me persona që nuk i njohin fare.

“Fatkeqësia kolektive është që aktivizmin kolektiv e shprehim vetëm online, dhe kjo na bënë që si shoqëri të dallojmë me shoqëri të tjera. Pasi jemi të preokupuar me të tjerët e mbase edhe me persona që nuk i njohim fare”, tha ajo në Klan Kosova.

Prokshi, mes tjerash tha se institucione shtetërore dhe organizatat joqeveritare duhet të bëjnë një fushatë mbi atë që se sa realisht na hynë në punë jeta private e dikujt tjetër dhe sa e rëndësishme është që të merremi me ta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit