14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Historia frymëzuese: Nëna shëtit botën me të birin me aftësi të kufizuara mbi shpinë

- Advertisement -

Një nënë heroinë shëtiti botën me djalin e saj me nevoja të veçanta mbi supe. Niki Antram, një 43-vjeçare nga Australia ka bërë historinë me gjestin prekës.

Jimmy është tashmë 26 vjeç dhe vuan nga sëmundja e hipopituitarizmit, që ndër të tjera pengon edhe rritjen fizike. Ai është i verbër dhe ka lindur me probleme fizike dhe mendore.

Jimmy ka nevojë për ndihmë gjatë gjithë kohës dhe nëna e tij ka vendosur të mos rri e mbyllur. Ajo është përpjekur që djali i saj të bëjë një jetë aventureske.

Niki ka udhëtuar me djalin mbi supe gjatë gjithë kohës nga Havai në Bali, madje edhe në cepat më të bukur të Australisë. Eksperiencat e veçanta, ajo i ka ndarë në blogun “Niki dhe Jimmy”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit