20.6 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Gjoshi i PDK-së: Duart e Dejona Mihalit në korrupsion e tendera, janë në të vërtetë duart e Albin Kurtit

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë dhe Sekretari për anëtarësi dhe Financa i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, në një postim në ‘Facebook’ ka reaguar rreth intervistimit të Dejona Mihalit ku ka thënë se “Zori i Madh” i Vetëvendosjes sipas tij nuk paska qenë ‘lufta kundër korrupsionit’ por ‘lufta për mundësimin e korrupsionit.

Gjoshi tutje tha se Kurtit i duhet një proukurori që akuzat që i shkruan, sipas tij, po i përgatitë bashkë me Mihalin.

Postimi i plotë i tij:

Zori i madh i Vetëvendosjes, që përmes ligjeve me kapë Prokurorinë e Shtetit, nuk paska qenë ‘lufta kundër korrupsionit’, por pikërisht ‘luftë për mundësimin e korrupsionit’.

Duart e Dejona Mihalit në korrupsion e tendera milionësh, janë në të vërtetë duart e Albin Kurtit.

Fjalimet me sulme të ashpëra të Albin Kurtit mbi prokurorët dhe gjykatësit, paskan qenë paralajmërimi për prokurorë dhe gjykatësit që njerëzit e tij të vjedhin me duar të lira.

Albin Kurtit i duhet një Prokurori ku akuzat i shkruan dhe i përgatitë bashkë me Dejona Mihalin dhe jo një Prokurori që e shkruan akuzën e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit