Ideatori i billbordit në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që pritet të shfaqet në Times Square në New York, Shpend Gjocaj tha se kryetarja e Gjykatës Sepciale, Ekaterina Trendafilova e ka vizituar Moskën.
Madje, sipas tij, këtë gjë, ajo e bën shpesh.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Gjocaj deklaroi se Gjykata Speciale kaloi mandatin e saj dhe u furnizua me materiale nga Serbia.
“Gjykata ka qenë me mandat pesëvjeçar. Për pesë vite s’ka bërë asgjë dhe ka filluar të funksionojë pas mandatit, është furnizuar me mbi 70% të materialeve nga Serbia, nga shteti armik, gjë që është e papranueshme dhe kryetarja e gjykatës bën vizita të shpeshta në Moskë edhe prokurori apo kryeprokurori Jack Smith ka paralajmëruar paraprakisht liderët europianë se këta njerëz do të dënohen. Pra, pa ardhur të një proçes gjyqësor, gjë e cila dëshmon që ka qenë një plan i parapërgatitur dhe për më keq edhe tek shqiptarët tanë kemi vërejtjet për shembull në këtë proces gjyqësor kemi mbi 300 shqiptarë që kanë shkuar dëshmitarë të dëshmojnë kundër krerëve të UÇK-së ndërsa në rastin e Slobodan Millosheviçit kemi 60 shqiptarë që kanë shkuar”, tha ai.






