Arsenal-Chelsea, derbi londinez që s’duhet humbur

- Advertisement -

Arsenal dhe Chelsea, përballen sot në Emirates Stadium në një nga ndeshjet më të mëdha të xhiros së tretë në Premier League.

Derbi londinez vjen në një moment të rëndësishëm për të dyja skuadrat, të cilat kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv në startin e sezonit. Arsenali vjen pas fitores 1:0 ndaj Aston Villës, ndërsa përballë do të ketë një Chelsea që kërkon të tregojë forcën e tij në një transfertë të vështirë.

Historia e përballjeve i jep një avantazh të lehtë Arsenalit në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.

Në 37 takime në Emirates mes tyre, Arsenali ka regjistruar 16 fitore, Chelsea 12, ndërsa 9 ndeshje janë mbyllur në barazim. Në përballjen e fundit mes tyre, Arsenali fitoi 2:1 në mars të këtij viti.

Megjithatë, kjo është një sfidë ku statistikat shpesh mbeten në plan të dytë. Me dy skuadra që kanë objektiva të mëdha këtë sezon, Emirates pritet të jetë i mbushur me tension, ritëm dhe raste shënimi.

Arsenal – Chelsea, është ndeshja kryesore e xhiros së tretë të Premier League dhe pritet të jetë një tjetër kapitull i rivalitetit të madh londinez.

Të ngjashme

Të fundit