Barcelona me fitore të thellë ndaj Valencias

- Advertisement -

Barcelona ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në La Liga, duke mposhtur Valencian me rezultat të thellë 5-0 në “Mestalla”.

Katalonasit e nisën fuqishëm ndeshjen, me Lamine Yamal që shënoi për 1-0 pas vetëm pesë minutash, Fermín Lopez dyfishoi epërsinë para pushimit.

Në pjesën e dytë, Raphinha realizoi për 3-0, ndërsa Pedri dhe Yamal vulosën fitoren e thellë të Barcelonës.

Me këtë sukses, Barcelona mbetet skuadra e vetme me bilanc perfekt, duke grumbulluar 12 pikë pas katër ndeshjeve.

Katalonasit kanë tri pikë më shumë se Real Madridi, ndërsa Valencia vazhdon me rezultate negative në startin e sezonit.

Të ngjashme

Të fundit