Ballkani sigurt ndaj Feronikelit

- Advertisement -

Ballkani ka marrë një fitore të pastër 2-0 ndaj Feronikelit, në kuadër të javës së katërt të kampionatit.

Abou Dosso zhbllokoi rezultatin për skuadrën nga Suhareka, ndërsa Albert Diene shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren e Ballkanit.

Me këtë triumf, Ballkani regjistron fitoren e tretë në katër ndeshje dhe shkon në kuotën e 9 pikëve, duke vazhduar luftën në pjesën e sipërme të tabelës.

Në anën tjetër, Feronikeli po kalon një start shumë të vështirë të sezonit. Kjo ishte humbja e katërt rresht për skuadrën, në po aq ndeshje të zhvilluara, duke mbetur ende pa pikë.

Të ngjashme

Të fundit