Malisheva ka marrë një fitore të madhe ndaj Gjilanit, duke triumfuar me rezultat 3-1 dhe duke i shkaktuar skuadrës gjilanase humbjen e parë të sezonit.
Heroi i kësaj ndeshjeje ishte sulmuesi anësor nga Azerbajxhani, Vusal Isgandarli, i cili zhvilloi një paraqitje fantastike dhe shënoi të tre golat e Malishevës.
Isgandarli kompletoi hat-trickun dhe ishte vendimtar në fitoren e vendasve, ndërsa golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Oltion Bilalli.
Me këtë fitore, Malisheva vazhdon startin fantastik të sezonit dhe ngjitet në krye të tabelës me 10 pikë pas katër xhirove.
Në anën tjetër, Gjilani pëson humbjen e parë dhe mbetet në kuotën e 7 pikëve.






