Gjini nga Mitrovica: Shteti duhet të mbështesë ata që krijojnë vende pune

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka vizituar një fabrikë në Mitrovicë, të cilën e ka vlerësuar si shembull të suksesshëm të punës dhe sipërmarrjes vendore.

Gjatë vizitës, Gjini tha se pronarët e fabrikës përfaqësojnë një histori suksesi, e ndërtuar përmes punës dhe përkushtimit ndër vite.

Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së bizneseve që sipas tij, kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të punës.

Gjini shtoi se Kosova duhet të ndërtojë një mjedis ku qytetarët kanë mundësi të nisin bizneset e tyre dhe të arrijnë rezultate përmes punës së ndershme.

Ai falënderoi familjen Misini për mikpritjen, duke e cilësuar përvojën e tyre si motivuese dhe përfaqësuese të Kosovës që, sipas tij, duhet të promovohet.

Të ngjashme

Të fundit