Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i është drejtuar me kritika kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se nuk ka arsye për një takim mes tyre.
Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova deklaroi se Kurti duhet të mbajë përgjegjësi për situatën në vend.
“Mos insisto me u taku me mua, sepse nuk ke për çka me u taku me mua. Ti që e ke pru Kosovën në ditën që duhet me ble gurë prej Serbisë”, deklaroi ai.






