7.3 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Gjilani mposht Ulpianën, vazhdon garën për titull

- Advertisement -

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Ulpianës në kuadër të javës së 23-të në Superligë.

Pjesa e parë është mbyllur ashtu edhe siç ka filluar, pa gola të shënuar.

Por, pjesa e dytë ishte e frytshme për ekipin e udhëhequr nga Ismet Munishi.

Fillimisht, Gerhard Progni ka realizuar nga gjuajtja e lirë në minutën e 54-të për t’i kaluar vendasit në epërsi.

20 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i sigurisë dhe përfundimtari. Ishte Shend Kelmendi i cili ka realizuar për 2:0.

Me këtë fitore, Giilani shkon në kuotën e 46 pikëve në vendin e parë përkohësisht, një më pak se Ballkani i cili momentalisht është duke e zhvilluar ndeshjen ndaj Llapit në Suharekë.

Në anën tjetër, Ulpiana mbetet e parafundit me 22 pikë, katër më pak se Malisheva që gjendet jashtë zonës së rrezikshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit