Ka përfunduar edhe ndeshja e tretë e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.
Gjilani i bëri konak Dukagjinit, me ndeshjen që përfundoi me barazim, në një ndeshje nën dritën e reflektorëve, për herë të parë në këtë qytet.
Pas 90-të minutave në Gjilan, ndeshja përfundoi 2-2.
Gjilanasit dolën të parët në epërsi me anë të Blerind Morinës, në minutën e nëntë, pas një supergoli nga gjuajtja e lirë.
Mërgim Pefqeli barazoi në 1-1, në minutën e 20-të.
Gjilani e riktheu epërsinë disa minuta para mbylljes së pjesës së parë, me Arbër Potokun që gjeti golin në minutën e 38-të.
Dukagjini barazoi rezultatin në minutën e 54-të, përmes Ardin Dallkut.
Pas këtij barazimi, Gjilani shkon në kuotën e shtatë pikëve, pas tri ndeshjeve, derisa Dukagjini ka pesë sosh.






