23 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Gjermania mbështetet te Kroosi kundër Spanjës

- Advertisement -

Kështu, ka insistuar sulmuesi i krahut, Leroy Sane, i cili ka vlerësuar lart mesfushorin Kroos. Sane ka insistuar se Gjermania mund të fitoj ndaj Spanjës duke shtuar se me rikthimin e Kroosit ekipi i trajnerit Julian Nagelsmann është rritur dukshëm në të gjitha aspektet e lojës.

Spanja është kombëtarja e vetme çerekfinaliste që i ka fituar të gjitha katër ndeshjet e mëparshme të këtij Evropiani duke shënuar 9 gola dhe pranuar vetëm 1.

“Do të jetë një ndeshje shumë e fortë pasi si ne ashtu edhe Spanja kemi treguar lojëra të mira. Nuk do të jetë lehtë por ne mund ta mposhtim Spanjën pasi me Kroosin në ekip jemi më të fortë në secilin aspekt të lojës. Falë tij, kemi vetëbesim më të madh dhe nuk kemi pika të dobëta”, është shprehur Sane.

Ndeshja Spanjë – Gjermani, luhet të shtunën në orën 18:00 dhe kombëtarja që avancon në gjysmëfinale është favoriti kryesor për të triumfuar në “Euro 2024”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit