16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Gjenerata e 13-të e procesorëve Intel mund të mos kishte ekzistuar

- Advertisement -

Procesorët e ardhshëm Raptor Lake të Intel nuk ishin në axhendën e kompanisë dy vite më parë kur kompania vendosi të nxitonte për të krijuar gjeneratën e 13-të.

Vetë ekzekutivët e kompanisë konfirmuan se Raptor Lake ishte një vendim i minutës së fundit. Zakonisht Intel planifikon çipet vite përpara.

“Raptor Lake nuk ishte në planet e Intel dy vite më parë dhe në vend të tij duhej të ishte një produkt tjetër,” tha menaxheri i platformave të klientit dhe zëvendës president i korporatës pranë Intel.

Më pas kompania vendosi të bënte diçka me arkitekturën Alder Lake do të prodhonte gjeneratës e 13-të. Intel vendosi objektivat për një rritje performance me 16 deri në 20% krahasuar me Alder Lake por shumë shpejt kuptoi se i duhet më tepër.

Raptor Lake do të jetë përgjigja e Intel kundrejt AMD dhe procesorëve Zen 4 që prezantoi kompania në fund të muajit Gusht dhe dalin në shitje nga 27 Shtatori, të njëjtën ditë që Intel prezanton procesorët e rinj.

Sot kompania pretendon se procesorët e rinj Raptor Lake do të jenë deri në 15% më të shpejtë për bërthamë dhe 40% më të shpejtë për procesor krahasuar me Alder Lake.

Rivali AMD thotë se arkitektura e tyre e re Zen 4 e Ryzen 7000 pret një rritje IPC (Instructions per Clock) me 13% krahasuar me gjeneratën e kaluar.

Intel ka filluar të zbulojë informacione rreth gjeneratës së 13-të siç është frekuenca 6Ghz për një procesor. Pak vite më parë 5Ghz ishte objektivi kryesor.

Pas raptor Lake do të vijë Meteor Lake, një gjeneratë procesorësh që do të përdorë dizajnin me pllaka, ngjashëm me arkitekturën e AMD me “chiplet” ku bërthama e procesorëve grupohen.

Edhe pse nuk kemi një datë të saktë për debutimin e Meteor Lake, një vit më pas presim të kemi diçka konkrete. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit