28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Gjendet pa shenja jete një vajzë në autostradën “Arbën Xhaferi”

- Advertisement -

Një vajzë është gjetur pa shenja jete në skaj të rrugës, më konkretisht në autostradën “Arbën Xhaferi” në drejtimin Ferizaj-Prishtinë.

Rastin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Me ç’rast, Krasniqi bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante, po ashtu edhe prokurori.

“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla  policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent) Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në konfirmimin e Krasniqit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit