11.4 C
New York
Saturday, April 13, 2024

Buy now

Blerja e raketave “Javelin”, Ahmeti: Dënim për Serbinë

- Advertisement -

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se blerja e raketave “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është dënim për Serbinë.

Megjithatë, Ahmeti vlerësoi që në këtë rast, më e rëndësishme është që Kosova të merret me masat ndëshkuese që ende vazhdojnë të jenë në fuqi.

“Amerika nuk ia ka shitur Javelinët Kosovës për t’u mbrojtur nga Maqedonia. Nëse kjo shitje u bë për Kosovën, ndodhë vetëm për një arsye, ky është dënim për Serbinë. Por ne duhet të merremi me atë se çka po fitojmë, e çka po na dënojnë neve, mos të merremi për çka po e dënojnë Serbinë”, deklaroi Ahmeti në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ndërkaq, i pyetur se a konsideron që politika e kryeministrit, Albin Kurti, e ka hequr njohjen reciproke nga diskursi amerikan, Ahmeti tha se ShBA-të s’kanë hequr dorë nga ky qëndrim.

“Vetëm ShBA-ja ka qenë që e ka shtyrë këtë në njohje reciproke. Bideni përsëri të njëjtën kërkesë i ka bërë Vuçiqit, që do të thotë nuk kanë hequr dorë. Nuk mendoj që ky është faj i Kurtit. Kosova duhet ta dëgjojë Amerikën për shkak se ka interes për të ardhmen”, potencoi tutje Ahmeti në Tëvë1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit