Gjendet pa shenja jete një person në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

- Advertisement -

Një person është gjetur pa shenja jetë sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën Agim Ramadani.Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull. Policia po punon në sqarimin e rrethanave të rastit”, deklaroi Flora Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit