Gjendet pa shenja jete një i moshuar në Prizren, policia nis hetimet – nuk është identifikuar akoma

- Advertisement -

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Express se identiteti i personit ende nuk është konfirmuar, ndërsa policia, në koordinim me Prokurorinë, po heton rrethanat e rastit.

Bytyqi tha se “bazuar në pamjen e jashtme, dyshohet se bëhet fjalë për një person rreth moshës 70-vjeçare”.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Të ngjashme

Të fundit