Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka njoftuar për përmbylljen e vizitës pesëditore në Izrael të një delegacioni të përbashkët të deputetëve nga Kosova dhe Shqipëria.
Në një postim në platformën X, Ziv ka bërë të ditur se takimet me institucionet kryesore izraelite kanë ofruar mundësi për dialog dhe shkëmbim përvojash.
Ajo ka theksuar se vizita gjatë ditëve të fundit të fushatës zgjedhore në Izrael u ka mundësuar anëtarëve të delegacionit të njihen nga afër me jetën politike, kulturën dhe shoqërinë izraelite.
“Përmbyllje e pesë ditëve domethënëse në Izrael të një delegacioni të përbashkët të deputetëve nga Kosova dhe Shqipëria”, ka shkruar Ziv.
“Takimet me institucionet kryesore izraelite ofruan mundësi të vlefshme për dialog dhe shkëmbim përvojash”.
“Vizita gjatë ditëve të fundit të fushatës zgjedhore në Izrael e bëri përvojën edhe më interesante, duke ofruar një pasqyrë të drejtpërdrejtë të jetës politike, kulturës dhe shoqërisë së vendit”.






