Një person është gjetur pa shenja jete dje në Graçanicë, rreth orës 21:40.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës se një person është pa shenja jete, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, njofton policia.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë cal-9mm, e cila dyshohet se është përdorur.